Filmi ‘It's a Wonderful Life’ shfaqet sot në Kino Armata në Prishtinë

Filmi i vitit 1946 “It’s a Wonderful Life”, një komedi-dramë amerikane e Krishtlindjes me produksion dhe regji të Frank Capra, shfaqet sot në mbrëmje, duke filluar nga ora në 20:00 në Kino ARMATA në Prishtinë.

Në film paraqitet James Stewart si George Bailey, një njeri i cili ka harruar ëndrrat e tij për t’i ndihmuar të tjerëve, dhe përpjekja e vetëvrasjes për Krishtlindje të të cilit sjellë intervenim nga engjëlli, Clarence Odbody (Henry Travers).

Clarence i tregon George krejt jetët në të cilat kishte ndikuar, dhe sa e ndryshme do të ishte jeta në Bedford Falls po që se ai të mos kishte lindur.