Filmi ‘Ajo’ merre pjesë në festivalin e Institutit Amerikan të Filmit në Los Angelos

Filmi ‘AJO’ i regjisores More Raça është përzgjedhur të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë në festivalit Institutit Amerikan të Filmit “AFI Fest”  në Los Angelos në SHBA.

Festivali “AFI Fest” që është edhe një festival kualifikues për çmimin Oscar, mbahet nga 8 deri më 15 nëntor në Los Angelos.

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje dhe guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar nënën e saj dhe veten.

Në filmin luajnë:  Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”  i mbwshtetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.