Festivali ndërkombëtar i filmit në Kajro - Foto: Facebook/SunajRaca

Filmi ‘Ajo’ i More Raçës merr çmim special në Egjipt

Filmi “Ajo” me regji të More Raçës ka marrë çmimin special të jurisë ndërkombëtar të filmit në Kajro të Egjiptit.

Aktori dhe producenti i këtij filmi, Sunaj Raça, përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se filmi ‘Ajo” ka marrë çmimin e jurisë në Cairo International Film Festival, festivali i cili u mbyll sonte.

Cairo International Film Festival është në mesin e 15 festivaleve garuese të kategorisë A, sipas Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Producentëve të Filmit (FIAFP).

Filmi ‘Ajo” i metrazhit të shkurtër është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në film luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.