Gjakove - protesta kunder pelegrineve serb - 06.01.2019 - FOTO Denis Sllovinja - KALLXO

Fillon protesta në Gjakovë kundër pelegrinëve serb- FOTO - VIDEO

Në Gjakovë sot po mbahet një protestë e qytetarëve dhe nënave gjakovarë për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serb në kishë. Kallxo.com është duke transmetuar LIVE protestën mun da ndiqni duke klikuar në

LINK

 

Sipas protestuesve kjo protestë mbahet jo për të kundërshtuar ceremoninë e pelegrinazhit, por kundër ardhjes siç i kanë quajtur ata “të kriminelëve”.

Etnik Berisha, aktivist politik në Gjakovë, tha se nuk ka asnjë organizator të protestës, pasi që protesta bëhet për çdo vit dhe njerëzit do të mblidhen sipas thirrjes  së krijuar në Facebook, ku paralajmërohet protesta.

Gazetari i KALLXO.com në vendin e ngjarjes raporton se njerëzit kanë filluar të mblidhen në vendin ku do të mbahet protesta.

Derisa Policia është në vendin e ngjarjes.

THIRRJE PËR PROTESTË

Sërish erdh janari, sërish presim të vjen një grup serbësh në qytetin e Gjakovës me datën 6. Ne, qytetarët e Gjakovës, nuk kemi problem me besimin e tyre e as me të drejtën e tyre për të bërë pelegrinazh, siç interpretohet nga ta. Problemin që kemi ne është se në mesin e tyre ka persona të cilëve ne ua njohim të bëmat gjatë luftës. Ata kanë emër e mbiemër. Por, jemi dëshmitarë se të njëjtit nuk janë hetuar, gjykuar, e dënuar, për këto të bëma. Në këto rrethana kur heshtja institucionale ka shtuar krip në plagët tona, vizita e tyre në qytetin që e lanë me gjak dhe e bënë shkrumb e hi është provokim. Nuk mbetet rrugë tjetër përpos protestës qytetare. Prandaj, ne, qytetarët e Gjakovës, u bëjmë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të na bashkohen ditën e diel, me datën 6 janar, tek rruga “Mbretëresha Teutë,” nga ora 8:00 në mëngjes. Edhe këtë vit do të protestojmë paqësisht. Dalja jonë dëshmon se Gjakova nuk ka harruar. Dalja jonë dëshmon se Gjakova kërkon drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga regjimi serbë kudo në Kosovë.

Gjakova NUK harron! Gjakova kërkon drejtësi!