Kombëtarja e Kosovës - Foto: Atdhe MULLA

FFK-ja e konfirmon lëndimin e Kolollit

Fitorja e Kosovës mbrëmë ndaj Maltës ishte një gëzim për të gjithë popullin kosvar, por për lojtarët Hekuran Kryeziun dhe Benjamin Kolollin, i cili i shënoi dy gola ka mundur të jetë një natë me emocione të përziera, pasi këta dy të fundit nuk do të luajnë kundër Ishujve Faroe.

Benjamin Kololli ka pësuar një lëndim mbrëmë dhe e ka humbur ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

Këtë e ka konfirmuar Menaxheri i FFK-së Bajram Shala për Kallxo.com.

Ndërsa, Hekuran Kryeziu do të mungojë për shkak të kartonëve, listës së të munguarve i shtohet edhe Leart Paqarada i cili ishte lënduar në stërvitjen e fundit.

Shala ka treguar për Kallxo.com se trajneri Bernard Challandes është duke shikuar që t’i gjej zëvendësimet e këtyre tre lojtarëve, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Paqarada veçse është larguar më herët, Benjamini nuk mundet me vazhdu më pas lëndimet që e pësoi në ndeshjen e mbrëmshme, ndërsa Hekuran Kryeziu është i suspenduar. Është duke shikuar trajneri nëse mundet të gjej ndonjë lojtar të përshtatshëm. Nëse e gjen do të reagoj, nëse jo, atëherë do të udhtojmë me këtë fond të lojtarëve që e ka, por ende nuk ka vendosur për një gjë të tillë”, ka thënë Bajram Shala.

Bajram Shala dhe lojëtari i Kombëtares së Kosovës Bernard Berisha – Foto: Facebook