Ilustrim

Ferizajasi arrestohet pasi gjuan me armë në dasmë

Një person është arrestuar në fshatin Pleshin të Ferizajt, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas policisë të dyshuarit i është konfiskuar një armë zjarri e kalibrit 8 mm. Me një karikator më fishekë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:40 minuta në fshatin Pleshin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë  zjarri, cal. 8 mm , një karikatorë me një fishekë. Me urdhër te prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet, kurse rasti mbetet të  hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.