Ilustrim

Ferizaj: Vodhën 140 euro në pompë derivatesh

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit policor se mbrëmë pas mesnate në fshatin Gërlicë të Ferizajt dy persona të maskuar kanë grabitur 140 euro në një pompë derivatesh.

Sipas raportit të policisë të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.