Foto-ilustrim – Foto: Policia

Ferizaj - Arrestohet një person për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës njofton se gjatë një kontrolle rutinore një nga njësit policore në Ferizaj, ka ndalur një veturë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar burra ku njëri prej tyre para se të ndalej vetura, ka hedhur nga dera një qese me sasi narkotike.

Tutje policia sqaron se ngasësi është arrestuar, ndërsa pasagjeri ka arritur që të arratiset.

Sipas policisë gjatë kontrollit në qesen e hedhur janë gjetur 6.50 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa brenda veturës janë gjetur edhe 0.22 gram.

Tutje sipas policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të dyshuarit të arratisur.