Ferid Agani e Daut Gorani, të akuzuar në rastin 'Stentat'

Ferid Agani dhe Daut Gorani Flasin për Aktakuzën e 'Stentave'

Dy nga të akuzuarit për rastin “Stentat” në aktakuzën e lëshuar dy ditë më parë janë prononcuar për akuzat e ngritura.

Ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, dhe kardiologu Daut Gorani kanë folur për KALLXO.com për akuzat e ngritura ndaj tyre ndërsa rastin e kanë vlerësuar me një ndikim negativ në shëndetësinë kosovare.

Aktakuza është ngritur kundër 64 të pandehurve në mesin e tyre edhe ish Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe Gani Shabani sekretar i kësaj Ministrie.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-ferid-aganit-dhe-63-personave-te-tjere/

Njëri ndër mjekët më të përfolur në aferën e “Stentave” Daut Gorani gjithë këtë proces e sheh si selektiv ndërsa shpreson që gjykata ta trajtojë sa më shpejt këtë rast.

“Unë personalisht jam për sundimin (e drejtë) të Ligjit, dhe shpresoj që ky proces do të përfundojë mirë dhe do të kthehet imazhi i cenuar i mjekut në Kosovë” tha Gorani për KALLXo.com.

“Kjo aferë është përcjellur me shumë nebuloza dhe një mal me padrejtësi që nga fillimi, veçanërisht arestimi shumë selektiv dhe pa kriter në fillim të skandalit”, u shpreh ai.

Gorani tha se gjithë kjo aferë e ka dëmtuar rëndë shëndetësinë kosovare.

“Më vjen shumë keq që në opinion janë plasuar shumë të pavërteta”, tha ai.

Doktor Gorani beson në pafajësinë e tij të plotë njësoj si ish Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani.

Gorani ka akuzuar personin kryesor i cili gjendet në këtë aktakuzë, ish ministrin i shëndetësisë Ferid Agani për gjendjen në shëndetësinë e Kosovës.

“Aspak nuk me intereson prononcimi i Ministrit Agani, të cilin e konsideroj fajtorin kryesor për shperthimin e kësaj afere skandaloze e cila i ka sjellur dëme të mëdha shendetësisë kosovare dhe imazhit të mjekut”, tha Gorani.

Por ministri Agani nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e Goranit.

“Të vetmet deklarata përkitazi me çështjen sa më përket mua deri në pëfundim të saj do t’i japin organet e drejtësisë. Çështja është bërë gjyqësore, dihet se për çka jam i akuzuar, dhe e vetmja që tash më intereson është verdikti sa më i shpejtë dhe përfundimtar i organeve të drejtësisë gjyqësore mbi pafajsinë timë të plotë” tha Agani për KALLXO.com.

http://kallxo.com/sms-te-e-mjekeve-te-arrestuar/

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për rrjedhen e procesit të rastit “Stenta”

http://kallxo.com/rasti-stenta-nje-vit-pas-zgjerohen-hetimet-e-nuk-ka-aktakuze/

http://kallxo.com/mjeket-e-stentave-japin-truall-banesa-dhe-para-per-tu-liruar/