Familjet e Viktimave të Pakënaqur me Dënimin Ndaj Oliver Ivanoviqit

Përfaqësuesit e palëve të dëmtuara dhe familjet e dëmtuara u shprehën të pakënaqur ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës me të cilin Oliver Ivanoviq u dënua ndërsa katër të akuzuarit të tjerë u lanë të lirë.

Gani Xhaka bashkëshortja e të cilit mbeti e vrarë ndërsa vajza iu plagos në ngjarjet e vitit 200 në Mitrovicën e veriut në vitin 2000 u shpreh i pakënaqur më vendimin e gjykatës.

“Si edhe në jetën e përditshme nëpër Gjykata njëjtë edhe sot u vërtetua këtu. Në Lagjen e Kovaçëve janë vrarë 28 persona kurse akuzohet veç për katër persona. Unë e kam thënë se mua mu ka vrarë gruaja dhe mu ka plagosë vajza me urdhra të Dragolub Delibashiq”, tha Xhaka duke iu referuar një të akuzuari tjetër në këtë rast.

Burhan Maxhuni, përfaqësues i palëve të dëmtuara, tha se bashkë më Prokurorinë do bëjnë ankesë ndaj vendimit.

“Në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të bëjmë me siguri ankesë për arsye së nuk jemi të kënaqur më matjen e dënimit. Neni është i qartë, në momentin kur dënimi është më i lartë së 5 vjet personi duhet të shkojë në paraburgim menjëherë”, tha Maxhuni.