Komuna e Prishtines

Emërohet drejtoresha e Arsimit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka zgjedhur personin që do ta zëvendësojë Jonuz Salihajn, drejtorin e shkarkuar të Arsimit.

Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë tash e tutje do ta drejtojë, Shpresa Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ahmeti po ashtu tha se Shala ka qenë drejtoreshë suksesshme në shkollën “Xhemail Mustafa”.

“Sot kam emëruar Znj. Shpresa Shala si drejtore të arsimit në Komunën e Prishtinës. Znj. Shala deri më sot ka qenë drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë, si dhe bashkëpunimin me Këshillin e Prindërve.Edhe më me rëndësi, shkolla ka treguar rezultate në suksesin e nxënësve. I urojmë suksese në punën e mëtutjeshme në menaxhimin e arsimit në komunën tone”, tha Ahmeti.

Ndryshe, ish-drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj u shkarkua nga kjo detyrë me kërkesë të partisë së tij, AAK-së. Derisa vetë Jonuzaj ka thënë se është larguar pasi nuk ka pranuar presione politike në punën e tij.

https://kallxo.com/flet-drejtori-i-shkarkuar-i-arsimit-mua-nuk-mund-te-me-perdorin/

https://kallxo.com/shpend-ahmeti-flet-per-largimin-e-jonuz-salihajt-nga-drejtoria-per-arsim/