EKSKLUZIVE: Faton Topalli Sillet në Gjykatë (VIDEO)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli, është sjellë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës me një veturë të kaltër civile.

Ai është arrestuar pak pas mesditës në zyrën e grupit parlamentar të Vetëvendosjes në ndërtesën e Kuvendit dhe menjëherë është dërguar për t’u intervistuar në Prokurori.

Topalli dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit në njërën nga seancat e Kuvendit.