?????????????
Efektet e Sistemit Financiar në Sigurinë Njerëzore
Florin Aliu, autori i raportit tregoi se çfarë përmban ai.
“Punimi në fjalë trajton në perspektivë historike zhvillimin e sistemit financiar me një krahasim me vendet e ish-bllokut sovjetik dhe transformimin e tyre-se si e kanë bërë ata transformimin e sistemit financiar,” tha ai.
Aliu bëri të ditur se raporti trajton sidomos interesin bankar në Kosovë në kuadër të sistemit financiar të vendit.
“Duke marrë parasysh sistemi financiarë është pjesë kyçe e zhvillimit ekonomik të një vendi, e veçanërisht industria bankare ndikon shumë në zhvillimin ekonomik të një vendi, ne jemi marrë më shumë me produktin që ofron industria bankare, jo me produktet, por me produktin që është norma e interesit,” tha ai.
Raporti në vështrim historik, tregoi se në vitin 2011 normat e interesit për kredi bankare në Kosovë ishin 14.5 për qind, ose 40 për qind më të larta se në rajon, pasi aty ato ishin 10 për qind, ndërsa për depozita interesi ishte 3.5 për qind, ose më i ulët për 28 për qind në krahasim me vendet fqinje, ku ky interes ishte 4.5 për qind.
Përveç Aliut, për qëllimet e Qendrës për Hulumtim foli edhe Besa Kabashi.
“ Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim ka vendosur që të ketë edhe një fokus të tretë- sigurinë njerëzore qoftë kjo siguria ekonomike, siguria politike, siguria personale, siguria në komunitet, siguria shëndetësore, siguria në ushqim, siguria e ambientit etj. Këto janë shumë të gjana, mirëpo QHDP-ja ka për qëllim që këto t’i lidhë direkt me mirëqenien e qytetarëve të Kosovës,” tha ajo.
Pjesë tjetër e hulumtimit të këtij raporti ishte edhe Trusti Pensional i Kosovës.
Liberalizimi i skemës obligative të skemës pensionale, po në të njëjtën kohë të mbahet Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës si monopol publik, krijimi i bankës shtetërore, krijimi i tregut të kapitalit dhe atij të obligacioneve përmes mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe Agjencisë së Privatizimit. Ishin tri nga gjashtë rekomandimet e dhëna në raport.