Ilustrim

Edukatorja helmon 23 fëmijë në kopsht

Një edukatore në një kopsht në Kinë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se helmoi 23 fëmijë. Nuk dihet ende motivi i helmimit të fëmijëve.

Fëmijët u dërgua në spital pasi hëngrën qullë për mëngjes në kopsht në qytetin Jiaozuo.

Nga hetimet paraprake u zbulua se ushqimi përmbante nivele të larta nitrat natriumi.

Megjithatë, media kineze citoi burime policore ku raportohet se edukatorja donte të hakmerrej për një koleg.

Fëmijët fillimisht kishin të vjella dhe më pas u ra të fikët pas ngrënies së mëngjesit në kopshtin e fëmijëve të mërkurën e kaluar.

Por incidenti u bë publik nga policia vetëm të hënën.

Një fëmijë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe 7 të tjerë po trajtohen në spital. Ndërsa 15 dolën nga spitali.

Sipas mediave lokale kopshti është mbyllur përkohësisht dhe fëmijët do shpërndahen në kopshte të tjera.

Nitrati natriumit përdoret shpesh si një shtesë ushqimore, por mund të jetë toksik në sasi të mëdha.