Ahmeti: Filluam me bereqet ndërtimin e një çerdhe në Lipjan

Fshatit Rufc të Ri në Lipjan sot ka filluar që t’i ndërtohet një çerdhe për gjeneratat e ardhshme të fëmijëve të këtij regjioni.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, i cili para mediave ka thënë se beson që ky projekt do të përfundoj vitin e ardhshëm.

“Ky objekt që sot po fillon me këtë bereqet, me këtë shi që po e shohim, vitin e ardhshëm besoj që do të përfundoj dhe fillimi i vitit shkollor i ardhshme besoj që do të gjejë fëmijët e prindërve të këtij regjioni në këtë çerdhe” – ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka thënë para mediave që uron që 1 shtatori i vitit të ardhshëm të i gjej fëmijët në banka shkollore dhe jo në greva si në këtë vit.

“Ndërtimi i çerdhes në fshatin Rufc i Ri i domosdoshëm për gjeneratat e ardhshme të fëmijëve të këtij regjioni, andaj ndihemi tepër mirë që po fillojmë këtë projekt për fëmijët, sepse gjithçka fillon me ta” – është shprehur Ahmeti në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se sa më shumë që kujdesen për gjeneratat e ardhshme aq më shumë kujdesen për të ardhmen e vendit.

Sipas të parit të Lipjanit, kujdesi dhe investimi në gjeneratat e ardhshme është përkushtim për zhvillim e avancim të shoqërisë.