Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Edhe Heldt pajtohet me ambasadorin zviceran për veteranët e rrejshëm

Edhe Ambasadori gjerman, Christial Heldt e ka përkrahur Ambasadorin zviceran lidhur me deklaratën e tij se nuk duhej të investohej në veteranë të rrejshëm para projekteve jetësore.

Heldt përmes një postimi në profilin e tij në Twitter tha se ambasadori zviceran, Jean Humbert Lebet tha atë që shumica e njerëzve e mendojnë.

“Kolegu zviceran shprehu atë që shumë mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi të angazhuar për të ndihmuar. Gjermania dhe Zvicra përkrahin me 10 milionë euro Kosovën për ujë dhe trajtim të ujërave të zeza në të gjithë vendin që nga viti 1999, jemi krenarë për atë që bashkëpunimi ynë me #Kosovën ka arritur për njerëzit! Por .”, tha ai.

Ambasadori zviceran, Jean Humbert Lebet të mërkurën gjatë një vizitë në Drenas tha se që nuk duhet paguar veteranët e rrejshëm, e pastaj të tjerët të investojnë në projekte qenësore për qytetarët.

https://kallxo.com/ambasadori-i-zvicres-nuk-eshte-normale-ne-ta-financojme-ujesjellesin-e-ju-ti-financoni-veteranet-e-rrejshem/

Për këtë, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mbrëmë në emisionin “Pressing” kërkoi largimin e tij,

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha dërgu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj.