Jörn Rohde - Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë

Jörn Rohde ambasadori i ri gjerman në Kosovë

Jörn Rohde pritet të jetë ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë pas largimit të Christian Heldt. Njoftimin për këtë e ka bërë vet Heldt përmes një postimi  në twitter.

“Ky është gjithashtu momenti për të dorëzuar dorën time të Twitterin tek pasardhësi im Jörn Rohde i cili do të arrijë brenda disa ditësh. Kur fillova Twitter 2 vite më parë, fillova një përvojë shumë pasuruese, faleminderit për të gjithë ndjekësit”, ka shkruar ai.

Por kush është Jörn Rohde?

I lindur në Bern të Zvicrës, marinsi Rohde studimet e tij i kishte kryer në mes Universitetit të Freidburgut në Gjermani dhe atij të Kandasë, në drejtimin “Ekonomi, Politikë dhe Histori Moderne”, ndërsa studimet e avancuara i ka vazhduar në fushën e Diplomacisë.

Rohde që nga vitet 1990 ka mbajtur pozita të ndryshme në politiken e jashtme të Gjermanisë, kryesisht në shtetet aziatike. Gjatë viteve  91’-93’ ai kishte shërbyer si atashe kulturore në Ambasaden Gjermane në Xhakarta  ndërsa para kësaj ai kishte qenë pjesë e tavolinës së Azisë Jugore në  cilësin e oficerit të Zyrës së  Jashtme Federale.

Në vitet 2000 Rohde ka qenë pjesë e Konsullatës Gjermane në Japoni duke mbajtur pozitën e zëvendës Konsullit të Përgjithshëm në atë kohë. Jörn Rohde  pas përfundimit të misionit diplomatik në Japoni,  kishte marrë poziten e këshilltarit të Punëve të Jashtme për të vazhduar si  Zëvendës Shef i Njësisë për Kabinet  dhe Zyrë të Jashtme  të Çështjeve Parlamentare Federal, 2002-2006.

Rohde ka qenë pjesë e misionve të  ndryshme diplmatike, si në Otava të Kanadasë e në Bangalore të Karantakës.

Ndërsa që nga viti 2016 ambasdori i ardhshëm i Gjermanisë në Kosovë, ka shërbyer si ambasador në Sri Lanka dhe Maldive.