Osmani për ambasadorin e Gjermanisë: Forcoi marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës e Gjermanisë
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt me rastin e përfundimit të misionit diplomatik në Kosovë.
Sipas komunikatës, kryetarja Osmani e përgëzoi Ambasadorin Heldt për përfaqësimin dinjitoz të vendit të tij, Gjermanisë, në Republikën e Kosovës si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës e Gjermanisë. Ajo pohoi se me përfaqësimin e Ambasadorit Heldt partneriteti ndërmjet Kosovës e Gjermanisë është forcuar edhe më tej.
Osmani gjithashtu potencoi se Gjermania vazhdimisht ka luajtur një rol thelbësor në fuqizimin e institucioneve të Kosovës dhe në zhvillimin e saj. Sipas kryetares Osmani, gjatë mandatit të Ambasadorit Heldt, përkushtimi i shtetit gjerman ndaj popullit të Kosovës është vërejtur edhe më shumë, për të cilën gjë ajo tha se populli i Kosovës do t’i mbetet gjithmonë mirënjohës atij.