E Rrahin, e Bëjnë për Spital

Policia njofton për një incident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rr. “Fahredin Hoti”, në Prizren.

Sipas raportit policor, viktima mashkull është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, të cilët gjenden në arrati.

Viktima gjendet jashtë rrezikut për jetë ndërsa njësitë përkatëse policore janë duke e hetuar rastin.

Këtë rast policia po e trajton si “lëndim i lehtë trupor”.