Foto-ilustrim

Dy burra rrahin një grua në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është regjistruar mbrëmë në kryeqytet.

Policia njofton se mbrëmë rreth orë 15 dy burra janë arrestuar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë familjare ndaj një gruaje.

Viktima së bashku me tre fëmijët e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.