Pamje nga një aksident i mëhershëm në Autostradë - Foto: KALLXO.com

Dy Aksidente në Autostradë

Së paku dy aksidente kanë ndodhur sot në mëngjes në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Gazetari i KALLXO.com sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti i parë ka ndodhur në Prizren, te rrethrrotullimi në hyrjen veriore të Autostradës.

Në këtë rast, një kamionit i janë derdhur dhjetëra thasë me grurë në mes të rrugës.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në zonën afër Malishevës.

Në këtë rast, shoferi i veturës me gjasë kishte humbur orientimin, duke goditur anësoret e rrugës.

Në vendin e aksidentit, gazetari i KALLXO.com ka parë Policinë e Trafikut duke u marrë me rastin.

Aksidenti 002 Aksidenti 003 Aksidenti 004 Aksidenti 005 Aksidenti 006 Aksidenti 007