Foto: Facebook

Drejtori i Shkollës Kritikon SBASHK për Grevën

Vendimi i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Kulturë dhe Shkencë (SBASHK), për grevë një ditore në shkolla nuk u pëlqeu të gjithë punëtorëve të arsimit.

Bedri Cahani, Drejtor i Gjimnazit ‘Hajdar Dushi’, në Gjakovë tha për KALLXO.com, se nga greva më së shumti po pësojnë nxënësit.

“Greva ka filluar. Janë mbledhur mësimdhënësit, disa kanë ardhur me vonesë. Nxënësit nuk kanë ardhur. Unë nuk planifikoj greva, sindikata planifikon greva, se me më pasë pyet mu unë kisha vepruar krejt ndryshe, ishim mbledhë në mënyrë të organizuar kishim shku të shtunën te qeveria e nxënësit nuk i kisha qu ashtu ashtu pësuan edhe katër ditë prej kohës keqe edhe këtu më së shumti janë duke pësuar nxënësit”, tha Cahani.

Ai po ashtu tha se nuk e din se si do të zëvendësohen orët e humbura.

“Por sindikata ka vendos nalt atje pa pëlqimin e tyre fare se këta nuk e kanë mbajtur asnjë takim fare në shkollë e me marrë një vendim të tillë. I marrin vendimet e katër – pesë vetëve atje çka vendosin në qendër dhe këta mandej i ekzekutojnë ato vendime kurse asnjë mbledhje e sindikatës nuk është mbajtur këtu në shkollë për me marrë një vendim të tillë. Jo, nuk kemi marrë direktivë që kanë me u zëvendësu këto orët e humbura”, tha Cahani.

KALLXO.com ka raportuar për fillimin e grevës në disa komuna të Republikë së Kosovës.