Bulevardi i Gjelbër në Pejë. Foto: Kallxo.com

Drejt fundit ‘telenovela’ e Bulevardit të Gjelbër në Pejë

Pas me shumë se 1 viti, sërish pritet të rinisin punimet për ndërtimin e projektit të “Bulevardit të Gjelbër” në Pejë.

Vitin e kaluar punimet u ndërprenë pas mospajtimeve rreth implementimit të këtij objektit nga zyrtarët e Hekurudhës se Kosovës.

Gazeta Jeta në Kosovë, vitin e kaluar raportoi për përplasjen e komunës se Pejës me Hekurudhat e Kosovës.

Bulevardi i Gjelbër Fut në Bela Komunën e Pejës me Hekurudhat

Kjo përplasje bëri që për me shumë se një viti, hyrja e qytetit të Pejës, nga drejtimi i Prishtinës, përveç që fitoj një pamje të shëmtuar nga ndërprerja e punimeve, ishte sfidë për t’u kaluar nga këmbësorët dhe automjetet.

https://kallxo.com/punimet-e-nderprera-vjet-shemtojne-hyrjen-e-pejes/

Drejtori i financave në komunën e Pejës, Jeton Abazaj, ka thënë për KALLXO.com, se gjatë ditës se djeshme është arritur marrëveshje mes kreut të komunës se Pejës dhe atij të Hekurudhës për vazhdimin e punimeve.

“Dje kryetari (Gazmend Muhaxheri) se bashku me persona zyrtar të Hekurudhës se Kosovës, kanë dalë në teren dhe janë dakorduar që të bëhet rrethi dhe të realizohet shumica e projektit”, tha Abazaj për KALLXO.com

Drejtori i financave po ashtu theksoi se punimet pritet të rinisin gjatë javës se ardhshme.

Projekti i bulevardit të gjelbër pritet të realizohet në dy faza ku parashihet të shtrihet nga pjesa hyrëse e qytetit në drejtim nga Prishtina, deri tek rrethrrotullimi sipër stacionit të autobusëve.

Financuese e këtij projektit është Ministria e Infrastrukturës.