Albert Krasniqi, Demokracia në Veprim. Foto: DnV

DnV Tregon Parregullsitë e Balotazhit

Demokracia në Veprim në një konferencë për media ka bërë një konstatim preliminar për procesin zgjedhor deri më tani.

Sipas DnV në bazë të informative që kanë deri më tani, ditën e djeshme zgjedhjet kanë qene të rregullta dhe të drejta, me disa përjashtime të lokaliteteve me shumicë serbe në komuna.

Sipas DnV-së, në fshati Gracë dhe Banjskë të komunës së Vushtrrisë  është raportuar se ka pasur presion ndaj votuesve të komunitetit serb për të mos marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Ndërsa për parregullsitë e evidentuara, DnV tha se ka pasur një rënie në krahasim me parregullsitë që janë shkaktuar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Sipas DnV në 12 vendvotime ka filluar procesi me vonesë për shkak të vonesës së komisionerëve në vendvotime; në 19 qendra të votimit ka pasur materiale të fushatës zgjedhore dhe subjekteve politike; është vërejtur mungesë e materialit zgjedhor është raportuar në 60 vendvotime; ka pasur votim familjar në 116 vendvotime; fotografim të votës në 54 raste, ndërsa në 29 tjera është evidentuar votim i hapur.

DnV tha se nuk është vërejtur ndonjë parregullsi në procesin e numërimit të fletëvotimeve.

DnV ka kërkuar nga KQZ që të jetë transparente dhe të garantojë qasje për vëzhguesit në mënyrë që procesi i numërimit të votave të mbetura të shkojë sa më mirë duke pasur parasysh se rezultatet e ngushta në disa komuna..