Ilustrim
Detaje të reja rreth grabitjes në Gjakovë
KALLXO.com më herët raportoi se një grabitje ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në një pompë derivatesh në Gjakovë.
Zëdhenësja e Policisë në këtë rajon, Lirije Podrimaj ka dhënë detaje shtesë për këtë rast.
Ajo tha se rasti ka ndodhur në fshatin Duzhnje në “Bukolla Petrol” dhe se janë vjedhur 600 euro dhe telefoni i shitësit.
“Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Viktima, punëtor në pompën e derivateve “Bukolla Petrol”, raporton se grabitja është kryer nga dy persona të maskuar të cilët nën kërcënimin e armës nga ankuesi kane marr të holla në vlerë 600€ (gjashtëqind euro), si dhe telefonin celular, ku për shkak te mungesës se telefonit i njëjti nuk ka mundur ta raportoj rastin deri ne ora 03:45 ndërsa rasti kishte ndodhur në ora 01:30”, tha Podrimaj për KALLXO.com
Tutja ajo deklaroi se policia po ndërmerr të gjitha masat operativo hetimore për identifikimin dhe arrestimin e kryeseve të kësaj vepre në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.