Video: Pamje nga rrahja masive në Gjakovë

KALLXO.com para pak minutave raportoi për një rrahje masive e cila ka ndodhur sot në Gjakovë.

Për këtë rrahje, në stacionin policor në Gjakovë janë shoqëruar gjashtë persona.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga rrahja, ku shihen dy grupe të cilët përleshen mes vete.

Lajmin shoqërimin e gjashtë personave në stacioni policor në Gjakovë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Një rrahje mes dy grupeve ka ndodhur në rrugën “Abedin Tërbeshi”, në Gjakovë rreth orës 16:00. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona të cilët po intervistohen nga policia”, ka thënë Podrimaj.

Ajo tutje ka shtuar se të gjithë persona e shoqëruar në policia kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Më poshtë mund tW shihni pamjet nga rrahja në Gjakovë.