Krushë e Madhe, aksident me disa të lënduar

Një aksident trafiku mes dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit në orën 16:30.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Podrimaj ka deklaruar se katër persona kanë pësuar lëndime por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Sipas zyrtares policore, aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Rasti po hetohet nga njësiti rajonal i komunikacionit rrugor.