Vdes personi i katërt që u aksidentua në Rahovec
Pasditen e 26 korrikut, tre persona mbetën të vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit.
Policia në rajonin e Gjakovës ka njoftuar se ka vdekur edhe viktima e katërt nga ky aksident.
“Sot rreth orës 15:30, Policia është informuar nga mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë se i lënduari në aksident trafiku me 26 korrik, L . J, 46 vjeçar, për shkak te lëndimeve te rënda ka vdekur”, ka thënë thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
Podrimaj tutje ka thënë për KALLXO.com se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të t të cilit, trupi i viktimës është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për Autopsi.
KALLXO.com kishte raportuar për aksidentin i cili ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit.
Për viktimat e këtij aksidenti, i pari i Rahovecit kishte shpallur ditën e hënë ditë zie në Komunën e Rahovecit.