Rrahje masive në Gjakovë, shoqërohen në polici gjashtë persona

Një rrahje masive ka ndodhur para rreth një ore në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e policisë në rajoni e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Ajo ka treguar se për këtë rast janë shoqëruar gjashtë persona në polici.

“Një rrahje mes dy grupeve ka ndodhur në rrugën “Abedin Tërbeshi”, në Gjakovë rreth orës 16:00. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona të cilët po intervistohen nga policia”, ka thënë Podrimaj.

Ajo tutje ka shtuar se të gjithë persona e shoqëruar në policia kanë pësuar lëndime të lehta trupore.