Dështon mbledhja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik

Mbledhja e komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka dështuar.

Kjo pasi deputetët pritën mbi gjysmë ore që të fillojë raportimi i ministrit  të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe Bordi i “TREPÇA” SH.A, Ardian Syla në lidhje me funksionalizimin e Ndërmarrjes “TREPÇA” SH.A.

Prezentë në këtë mbledhje nuk ishte as ministri, por as disa nga anëtarët e këtij komisioni.

Në komisioni u paraqitën vetëm Ardian Syla, deputeti i vv-së. Liburn Aliu, kryetarja e komisionit,Sala Berisha Shala dhe anëtari tjeter Adem Beha.

Në mungesë kuorumi mbledhja e këtij komisioni u anulua

Kryetarja e komisionit,Sala Berisha Shala tha se e është e pakuptimtë pritja e deputetëve dhe ministrit, pasi sipas saj kjo është çështja kryesore në ekonomi.

“Sic pe shihni nuk mund të vazhdojmë tutje, është e tepërt qe gjysmë ore të presim anëtarët e të mos vin. mendoj se trepca është kryetema në ekonomi dhe duhet ti lëmë anash disa aktivitete të tjera si nga ana e ministrit por edhe të deputëtëve. Ministri ka shkuar në komunën e Gjilanit dhe Kamenicës për vizitë por kjo është e pakuptimtë”, tha ajo.