Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Foto: KQZ

Deputeti i PDK-së e komenton kërkesën e Ambasadës së SHBA-së, ndaj Thaçit për KQZ-në

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa e ka komentuar reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila sot përmes një deklarate ka shprehur shqetësim lidhur me vonesën prej më shumë se një viti, të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Deputeti Beqa ka thënë për KALLXO.com, se kërkesa e Ambasadës Amerikane, është normale.

“Edhe Ambasada Amerikane por edhe në të gjithë jemi të interesuar që sa më shpejtë të funksionalizohet institucioni i KQZ-së. Është normale edhe kërkesa e ambasadës”, tha  deputeti.

 

https://kallxo.com/ambasada-amerikane-kerkon-nga-thaci-ta-zhbllokoje-kqz-ne/

Sipas Beqës, mos emërimi i anëtarëve të KQZ-së, ka ardhur si pasojë  e konfuzitetit mes grupeve parlamentare.

Deputeti  i ka dalë ‘në mbrojtje’ presidentit Hashim Thaçi për këtë çështje.

“Duhet tash të bëhet emërimi i anëtarëve të KQZ-së, por këtu ka pasur konfuzitet mes grupeve parlamentare. Realisht, presidenti ka kërkuar emrat nga grupet dhe nuk e di deri ku ka shkruar procedura. Mendoj që duhet edhe grupet parlamentare t’i kryejnë detyrat veta. Ne e dimë që ka pas presidenti pyetje paraprake për Gjykatën Kushtetuese, e kemi sqarimin”, tha deputeti Beqa për KALLXO.com.

Beqa ka shtuar se grupet parlamentare duhet t’i propozojnë emrat e tyre për anëtarë të KQZ-së, në Zyrën e Presidentit.

“Veprimet i ka marr institucioni i presidentit, i ka kërkuar emrat e gjashtë grupe ka 1 emër, kurse partitë kanë kërkuar, pra që tri koalicionet e para t’i kenë 2 emra. Ata duhet t’i përgjigjen kërkesës së presidentit dhe nëse janë të pakënaqur, mund të shkojnë në Kushtetuse”, përfundoi deputeti i pozitës.

 

https://kallxo.com/hoti-bllokimi-i-kqz-se-shkelje-kushtetuese-nga-thaci/

.