Në Gjykatë Kërkesa për Masë Sigurie
Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur gjyqtari i procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva.
Më herët prokurori Ilaz Beqiri tha për KALLXO.com se ende nuk kishte vendosur të bëjë kërkesë për masë sigurie ndaj deputetëve të arrestuar dje.
Nën dyshimin për aktivizim të lotsjellësit në seancë dhe për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës dje u arrestuan nëntë deputetë të opozitës.
11:28
Beqiri tha për KALLXO.com se është duke i shqyrtuar kallëzimet penale të policisë, ndërsa ende nuk ka vendosur nëse do të kërkojë masë të sigurisë për këta deputetë.
Edhe avokati Arianit Koci tha për KALLXO.com se prokurori ka afat 24 orësh të paraqesë kërkesë për masë të sigurisë pranë gjyqtarit të procedurës paraprake.
Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Shqipe Pantina dyshohen për kryerje të veprës penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve (gazit lotsjellës),
Fisnik Ismaili është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vepër penale pengim i personave zyrtarë në kryerje të detyrës zyrtare.
Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Rexhep Selimi dhe Mytaher Haskuka dyshohen se kanë kryer veprat penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm, pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, të gjitha këto vepra penale të sanksionuara nga Kodi Penal i Kosovës.
http://kallxo.com/deputetet-e-arrestuar-48-ore-paraburgim/
Ndërsa deputetja Albulena Haxhiu, është në spital duke u trajtuar pas një lëndimi që mori gjatë përpjekjes për t’iu shmangur kontrollit në hyrje të Kuvendit.
http://kallxo.com/deputetja-albulena-haxhiu-u-lendua-ne-koke/
Haxhiu dyshohet për veprat penale sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
http://kallxo.com/flet-burri-i-albulena-haxhiut-po-e-trajtojne-sikur-kriminele/ [interaction id=”56c83f1cb6c51fb652fead7d”]