Dënohet ish-Polici Fadil Shishani

Fadil Shishani për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentative është dënuar me katër vjet e 10 muaj burg, si dhe me 1.000 euro gjobë.

I akuzuari Shkëmb Shishani për veprën përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm është dënuar më 9 muaj burg, si  dhe me 600 euro gjobë.

Avokati Emrush Kastrati, mbrojtës i Fadil Shishanit konfirmoi për KALLXO.com dënimin e klientit të tij

“Gjykata e ka shpallur fajtor Fadil Shishanin për veprën penale te vrasjes se rëndë në tentativë dhe i ka shqiptuar dënim me burg efektiv prej 4 vjet e 10 muaj, po ashtu te njëjtit ia ka ndërpre paraburgimin dhe e ka lënë të mbrohet në liri,” tha avokati Kastrati.

Ai deklaroi se nuk është i kënaqur me vendimin e gjykatës dhe në lidhje me të është ankuar.

“Sido që të jetë, ne kemi parashtruar ankesë, sot e kam dorëzuar ankesën dhe e kam goditur për pesë pika dhe atë për shkelje të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, shkelje të ligjit penal, vendimit lidhur me dënimin dhe vendimit mbi shpenzimet procedurale,” shpjegoi  avokati Kastrati.

Sipas aktakuzës, derisa gjyqtari Baleci dhe punëtori i gjykatës Hamzë Isufi të shoqëruar nga zyrtarët policorë Bajram Selimi, Afrim Pirraku, Mehmet Cakiqi, Nazmije Rukiqi, Fadil Bujupi, Blerim Mecinaj, Nexhat Doberdolani dhe Agron Mulaj kishin shkuar në përmbarim të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata në Drenas për të larguar nga banesa të akuzuarin Fadil Shishani,  ky i fundit në hyrje të banesës me revole në duar ka shtënë në drejtim të gjyqtarit.

Gjyqtari ishte shtyrë nga polici Afrim Pirraku për t’iu shmangur plumbave dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të qytetit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari pastaj u është vërsulur zyrtarëve tjerë policorë duke shtënë në drejtim të Mehmet Cakiqit dhe Afrim Pirrakut, të cilët u janë përgjigjur të shtënave duke plagosur Shishanin.

Sipas aktakuzës, i biri i Fadilit. Shkëmbi, duke parë babanë e tij të rrëzuar ka marrë revolen dhe pastaj ka mbajtur atë në mënyrë kërcënuese dhe duke kërkuar ambulancë, nuk ka lejuar zyrtarët policorë t’i afrohen Fadil Shishanit.

KALLXO.com shkroi për të shtënat në drejtim të gjyqtarit Baleci.

http://kallxo.com/plagosje-ne-drenas-gjate-seances-permbarimore/

Baleci kishte shkuar për ta liruar pikërisht nga Shishani, banesën në Drenas që i takonte Zejnepe Buzhala.

Për këtë banesë edhe “Drejtësia në Kosovë” kreu një hulumtim në vitin 2013.

shtin