Blerta Deliu (PDK). Foto: Kallxo.com

Deliu-Kodra: Nuk jemi për harrnim të Qeverisë

Deputetja nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se me dorëheqjen e kryeministrit Hradinaj është krijuar një momentum i ri në vend.

“Ne po atë ditë që kemi marr kërkesë për mandarin e ri, jemi deklaruar se nuk jemi që të ketë kushtimisht po them, harrnim të qeverisë, pra jemi përcaktuar që me datë 22 gusht pasi të kalojnë fondet IPA dhe më pas të shpërndahet Kuvendi”, theksoi ajo.

“Nuk është as hera e parë e as e fundit që Kosova po përballet me mandate kaq të shkurtra, ndoshta edhe për shkak të partneritetit të gjerë apo të interesave të ngushta”, u shpreh ajo, në debatin “Talk The Talk”, me temë “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, organizuar nga Departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics and Political Science në Kolegjin Riinvest.

Sipas deputetes, PDK ka pritur një korrektësi nga kryeministrit Haradinaj me rastin e dorëheqjes së tij.

“Nuk ka qenë vendim i lehtë që përkundër faktit që PDK-ja ka dal fituese e zgjedhjeve, të jap postin e kryeministrit. Mendoj që një koordinim më i mirë do na sillte në një gjendje më të lehtë. Janë 50 mijë qytetarë që janë përfshirë në procesin tonë zgjedhor politik dhe përditshmëritë janë që të jemi fitues të zgjedhjeve”, tha deputetja.