Greg Delawie në Bondsteel | Foto: Twitter

Delawie në Bondsteel për Krishtlindje

Ambasadori amerikan Greg Delawie për krishtlindje vizitoi ushtarët amerikanë dhe të tjerë në Kampin Bondsteel në Sojevë të Ferizajt.

Delawie në një foto të publikuar në profilin e tij në twitter shihet me kapelë kuzhinieri duke ndihmuar servimin e drekës së krishlindjeve.

“Shumë i lumtur që pata mundësi t’u shërbej drekën e krrishtlindjeve ushtarëve amerikanë dhe ushtarëve tjerë të KFOR-it në Kampin Bondsteel”, shkroi Delawie.

Besimtarët katolikë sot po i festojnë krishtlindjet, njërën nga festat kryesore të tyre.