Çekani i drejtesise - Ilustrim

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari që sulmoi drejtorin e Agjencisë Kadastrale

Imer Hajdini i akuzuar se e sulmoi fizikisht Korab Ahmetaj, drejtor i Agjencionit Kadastral deklarohet i pafajshëm.

Sipas aktakuzës Imeri si punëtor i Agjencionit Kadastral, e sulmon drejtorin e Korab Ahmetaj pasi ky i fundit e kishte paraqitur në komisionin disiplinor.

Si rrjedhoje e goditjeve drejtori kishte pësuar lëndime të lehta trupore.

Hajdini rrezikon të dënohet deri në 5 vite burgim nëse shpallet fajtorë.

Rasti ka ndodhur me 5 nëntor të këtij viti, dhe brenda një muaji janë zhvilluar hetimet, është ngritur aktakuza dhe është mbajtur shqyrtimi fillestar.

Gjatë seancës mbrojtësi i të akuzuarit Hajdini, avokati Xhafer Maliqi, i përgëzoj prokurorinë dhe gjykatën për punën e shpejt.

“Ju përgëzoj për punën e shpejt dhe nëse veprohet edhe në rastet e tjera me ketë shpejtësi në procedurë atëherë me të vërtet është lajm”, deklaroi avokati Maliqi.