FOTO ILUSTRIM

I Dehuri Rrah Gruan dhe Vjehrrën

Një rast i dhunës familjare është regjistruar në Leposaviq.

Sipas Policisë, në këtë qytet është arrestuar një person, i cili në gjendje të dehur ka rrahur gruan dhe vjehrrën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 9:30.