Deda: Nuk kemi Hequr Dorë nga Themelimi i Partisë

Ai për KALLXO.com tha se nuk u është përgjigjur këtyre zërave deri tash për shkak të rrethanave objektive të krijuara.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në spekulimet që po thuhen. Absolutisht nuk kemi heqë dorë nga ideja për themelimin e subjektit politik, por kemi heshtur për shkak të rrethanave objektive të krijuara,” tha ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Deda përkundrazi shtoi se janë shumë të vendosur që qytetarëve t’ua ofrojnë një alternativë të re politike.

Ilir Deda në prill të këtij viti dha dorëheqje nga Lëvizja “Vetëvendosje” duke paralajmëruar që në muajt e ardhshëm do të punojë në krijimin e një subjekti të ri politik.

http://kallxo.com/ilir-deda-le-zyrtarisht-vetevendosjen/

Zyrtarisht deri tash Dedës nga emrat e mëdhenj në politikë i është bashkuar vetëm Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Gjakovës dhe ish numri i dy i AKR-së.