Gjykata Themelore në Pejë. Foto: Kallxo.com

Deçan, paraburgim të dyshuarit se goditi viktimën me thikë në kokë

Gjykata Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit SH.M, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se  ka kryer veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Deri tek ky rast, sipas njoftimit të Gjykatës në Pejë ka ardhur pasi që më datë 30 nëntor 2018 në fshatin Isniq të Deçanit për shkak të disa probleme të mëparshme që kanë pasur mes vete me të dëmtuarin, pasi e ka takuar atë, ka filuar një kacaytje fizike ku i dyshuari e sulmon  të dëmtuarin duke e goditur me thikë në kokë.

Si rrjedhojë e lëndimeve të pranuara, bëhet e ditur se i dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit është caktuar në kohëzgjatje prej 1 muaji duke filluar nga data 31.10.2018  deri me datë 31.11.2018.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.