‘Dashuritë e virgjëreshës Madalenë’ jepet sot premierë në Teatrin ‘Dodona’ 

Monodrama  “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” me tekst të Ridvan Dibrës dhe regji të Ben Apollonit jepet sot, më 4 shkurt 2019, premierë në Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”.

“Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” shfaqet në skenën e mbrëmjes së këtij teatri duke filluar nga ora 19:30, ndërsa nesër po në të njëjtën kohë jepet edhe repriza e kësaj shfaqje.

Përmes kësaj shfaqje trajtohet jeta, dashuritë dhe virgjëria e Madalenës.

E ndarë në tri etapat e personazhit, që janë edhe e etapat më të rëndësishme në jetën e një njeriu e sidomos të një gruaje a vajze, dhe duke prekur temës së virgjërisë, që në shoqërinë tonë ende është shumë patriarkale, e bëjnë këtë monodramë të guximshme.

Shfaqja është bashkëproduksion i aktores-producentes, Arjola Demiri dhe Teatrit “Dodona”.

Aktorja Arjola Demir luan në rolin e Madalenës.