Flamujt shqiptarë e turq në Prizren

Damka: Heqja e Flamujve Akt i Pabesë

Në kohën e diskutimeve jashtë rendit të ditës, deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Fikrim Damka reagoi ashpër në lidhje me sulmin në konsullatën turke dhe largimin e flamujve turq në Prizren më 28 nëntor.

“Dënojmë sulmin vandal ndaj konsullatës së Turqisë në Prizren. Heqja e flamujve turq më rrugët e Prizrenit është sulm ndaj komunitetit turk. Jemi të dëshpëruar me këtë akt të pabesë,” tha Damka.

Ai më tutje deklaroi se Kosova është vend multietnik dhe jo i vetëm një komuniteti.

A nuk jemi ne që para ndërkombëtarëve po e themi me krenari se Kosova është vend multietnik e me të drejta të barabarta, tani si mund ta heqim këtë njollë?” pyeti Damka.

Ai kërkoi ndriçim të plotë të rastit dhe jo vetëm dënim të tij me fjalë.

“Dua të shpreh besimin që organet e drejtësisë do t’i vënë para drejtësisë kryesit e këtij akti. Mos ta dënojmë veç në nivel deklaratash,” tha Damka.

KALLXO.com shkroi të dielën e 27 nëntorit se për nder të Ditës së Flamurit në Prizren ishin vendosur përveç flamujve kuq e zi, edhe ata të Turqisë.

http://kallxo.com/prizreni-feston-28-nentorin-edhe-flamuj-turq/

Një ditë më pas mëngjesin e ditës kur shqiptarët festojnë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë flamujt turq u hoqën dhe u sulmua konsullata turke në Prizren, ndërsa këto akte u dënuan nga përfaqësues institucionalë.

http://kallxo.com/mpj-denon-sulmin-kunder-konsullates-turke-ne-prizren/

Pesë persona u arrestuan për sulmin ndaj konsullatës turke në |Prizren, ndërsa atyre sot iu caktua paraburgimi prej 30 ditësh.

http://kallxo.com/paraburgim-te-dyshuarve-per-sulm-ndaj-konsullates-turke/