Komisioni për Arsim

Çoçaj: Pas Autostradave- Arsimi

Nezir Çoçaj, anëtari i Komisionit për Arsim tha sot se pas ndërtimit të autostradave prioritet duhet t’i jepet arsimit.

Çoçaj në mbledhjen e komisionit ku ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi po raporton për gjendjen e arsimit të lartë, tha se nuk mund të jemi të parët, derisa vetëm që dhjetë vjet jemi shtet.

“Nuk mund të jemi të parët jemi që 10 vjet shtet. Jemi më mirë se Universiteti i Tiranës”, tha Çoçaj duke folur për rangimin e Universitetit të Prishtinës.

Çoçaj e kishte fjalën për rangimin e universiteteve nga Webometrics që ndodhi gjashtë ditë më parë.

http://kallxo.com/universiteti-i-prishtines-rangohet-me-lart-ne-ranglisten-e-webometrics/

Çoçaj më tutje tha se buxheti i UP-së nuk është rritur ndërsa profesorët që punojnë në shumë vende i krahasoi me supermenin.

“Buxheti i UP-së nuk ka pasë asnjë ngritje . Stafi akademik është jashtëzakonisht i vogël, domethënë kemi profesorë që punojnë në disa vende puna dhe punojmë më shumë se supermena”, tha Çoçaj.

Ai tha se universitetet nuk ndahen në regjione, siç u propozua.

“Unë mendoj që ky solucioni i ndarjes së regjioneve nuk është i mirë. Mjaft kemi qenë të ndarë”, tha Çoçaj.