Kurti: Me buxhetin e vitit 2023 do të shtohen 300 pozita për policë dhe do të blehet armatim modern për ushtrinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në projektligjin e miratuar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Sipas Kurtit, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, qeveria ka rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë e duke shtuar 300 pozita të reja për Policinë.

Derisa, në shëndetësi janë ndarë 296 milionë euro.

Prioritet tjetër është edhe fusha e arsimit ku pritet ndërtim i 11 kopshteve dhe shtim të 500 asistentëve për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Në bujqësi, sipas Kurtit, për herë të parë buxheti arrin vlerën 87 milionë euro.

Kurti më tej shtoi se kanë ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, për rezervat shtetërore, e 6 milionë euro për terminalet doganore shtetërore.

Derisa, 40 milionë euro për investime për mbështetjen e ndërmarrjeve publike.

Sa i përket mirëqenies sociale, 60 milionë euro janë ndarë për shtesat për lehona e për fëmijë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të kryeministrit Kurti lidhur me ndarjen e buxhetit për 2023.

Buxheti për vitin 2023 do jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, LVV tregon se cilat fusha janë prioritet