Care for Kosovo Kids, mbrëmë në Darkën vjetore të Bamirësisë

Care for Kosovo Kids mbledh 87 mijë euro nga darka vjetore e bamirësisë në Holandë

Care for Kosovo Kids, mbrëmë në Darkën vjetore të Bamirësisë të organizuar nga Care For Kosovo Kids në Holandë, ka mbledhur gjithsej 87 mijë euro.

Në njoftimin e Care for Kosovo Kids në Facebook, thuhet se janë shumë të lumtur dhe mirënjohës për mbështetjen e mahnitshme që morën.

“Na jep forcë dhe motivim për të vazhduar me misionin tonë që filloi 6 vjet më parë. Faleminderit secilit prej jush që ishit pjesëmarrës në darkë dhe kontribuuat në suksesin e saj. Me ndihmën tuaj bujare, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë fëmijët që janë duke u trajtuar nga kanceri në repartin e hemato-onkologjisë pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Care for Kosovo Kids.

Care for Kosovo Kids, mbrëmë në Darkën vjetore të Bamirësisë