Foto: Ilustrim

Burri Sulmon Fizikisht Bashkëshorten

Një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje dje pasdite pasi që ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në Podujevë dje rreth orës 16:25.

Në raportin e saj, Policia njofton se burri e ka sulmuar bashkëshorten pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima për shkak se në këtë sulm ka pësuar lëndime trupore ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Këtë rast, Policia po e trajton si dhunë familjare dhe lëndim trupor.