Kohëzgjatja e hetimit të dhunës në familje

Në vitet e fundit institucionet e drejtësisë kanë nxjerrë qëndrime sipas të cilave rastet e dhunës në familje trajtohen me prioritet dhe me urgjencë nga të gjitha institucionet.

Sipas kësaj logjike, një viktimë e dhunës në familje do marrë trajtim të menjëhershëm nga policia, mbrojtësi i viktimave, prokuroria e gjykata.

Në terren, me gjithë kritikat, në publik statistikat tregojnë që rastet janë duke u përfunduar me urgjencë ndërsa shifrat tregojnë që gratë janë duke rritur raportimin e dhunës.

Të dhënave statistikore nga data baza e të dhënave e krijuar nga BIRN, që ka për  burim të dhënat e hapura të ofruara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës si dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, tregojnë nivel të lartë të hetimit të rasteve në kuptim të rasteve të zgjidhura por nuk ka të dhëna për kohëzgjatjen e cilësinë e tyre.

Të dhënat e grumbulluara për 4 vite, përfshirë vitet prej 2016-2020, tregojnë se për veprat penale të dhunës në familje gjatë këtyre viteve janë ngritur aktakuza ndaj një numri të madh të personave.

Ndërsa për 2,949 janë hapur hetimet për 4 vite për rastet e dhunës në familje e që prej 2,869 prej tyre janë ngritur aktakuza.

Të dhënat tregojnë edhe për një numër të madh të aktakuzave të ngritura pa u zhvilluar hetime, ku nga ana e prokurorit janë ngritur aktakuza të drejtpërdrejta ndaj 5,820 personave që nënkupton se nuk ka pasur hetime për këto raste, pasi prokurori ka pasur prova të mjaftueshme për ngritje e aktakuzës pa zhvilluar hetime për këto raste.

Të dhënat nga databaza e BIRN, evidentojnë edhe numrin prej 1,050 aktakuzave me urdhër ndëshkimor.

Për 4 vite prokuroritë kanë pranuar kallëzime penale për dhunë në familje ndaj 10,274 personave.

Prej këtij numri është kërkuar paraburgimi për 1,106 persona e nga gjykata janë dërguar në paraburgim 1,036 prej tyre.

Ndërsa numri total i kallëzimeve penale ndaj personave për 4 vite arrin shifrën 10,274.

Të dhënat tregojnë që shumica e rasteve kanë përfunduar me dënime ndërsa vetëm 30 persona janë shpallur të pafajshëm.

Nga numri i madh i rasteve të dhunës në familje të dhënat tregojnë që vetëm disa lëndë nuk janë përfunduar dhe ato janë mbyllur për shkak të parashkrimit.

Sipas të dhënave, për 4 vite për shkak të parashkrimit nga gjykatat e Kosovës janë nxjerrë 59 aktgjykime refuzuese.

Dhuna në familje si vepër penale

Kodi i ri Penal i Kosovës e ka normuar si vepër të veçantë dhunën në familje për dallim prej Kodit të vjetër Penal ku për këtë vepër penale kryerësi mund të dënohet deri në 3 vjet burgim.

 

Procedura e ankesës për rastet e dhunës në familje

Në rastet e dhunës në familje pasi merret aktgjykimi nga gjykata prokurori i rastit ka të drejtën të ankimojë aktgjykimin e gjykatës.

Ankimimi i aktgjykimeve për raste të dhunës në familje nga prokurori i shtetit mund të bëhet për shkelje të dispozitave penale e procedurale, vërtetimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike e po ashtu edhe për shkak të lartësisë së dënimit.

Të drejtën e ankesës për këto raste e ka edhe i akuzuari e mbrojtësi i tij.

Ankesa duhet parashtruar brenda 15 ditësh nga dita e pranimit të ankesës, e cila pastaj trajtohet nga gjykata e shkallës së dytë – ajo e Apelit.

Çdo person që konsideron që është viktimë e dhunës në familje mund ta raportojë dhunën në Policinë e Kosovës, apo edhe direkt mund t’i drejtohet Prokurorisë së Shtetit.
Në rast se ankesa e viktimës paraqitet në stacionet e policisë, zyrtarët e policisë rastin e dërgojnë për hetim te mëtutjeshëm te Prokurori i Shtetit.

Prokurori i shtetit është kompetent për të ushtruar ankesë ndaj vendimeve të gjykatave për dhunën në familje.

Ky raport është mbështetur në të dhënat e grumbulluara nga projekti ‘Databaza për luftimin e narrativeve të dëmshme mbi gjyqësorin’.

Programi është përkrahur nga Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Të dhënat në raport nuk paraqesin qëndrimet e MFK dhe MCC por janë qëndrime të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.