Prizren, burri rrah gruan

Një burrë pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dje në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Ndërsa, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.