Fushë Kosovë: Burri i dehur sulmon gruan

Një burrë është arrestuar nga policia pasi kishte rrahur bashkëshorten e tij.

Policia ka sqaruar se mbrëmjen e kaluar në Fushë Kosovë, një burrë në ndikim të alkoolit kishte rrahur bashkëshorten e tij.

Gruaja ka pësuar lëndime trupore e më pas është dërguar për tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të këtij të fundit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.