Ilustrim

Prizren, arrestohet burri që sulmoi gruan

Një person ka përfunduar në pranga të premten pasi I njëjti dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht viktimën femër bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.