Foto: Ilustrim

Burri rrahu gruan pas një mosmarrëveshje

Një mosmarrëveshje mes një çifti bashkëshortor ka përfunduar me rrahje.

Bashkëshorti rrahu gruan e tij, e cila më pas kishte njoftuar policinë për rastin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit gjatë mbrëmjes së kaluar.

Lidhur me rastin janë intervistuar të dy palët dhe është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe pas intervistimit, prokurori ka rekomanduar që palë të lirohen në procedurë të rregullt dhe rasti të vazhdoj te hetohet.